Prej vitesh tashmë gjigantët francezë të PSG-së synojnë të marrin futbollistët më të mirë në Evropë, edhe nëse do t’iu duhej të paguanin shifra faranike. Gjithsesi, kjo mënyrë veprimi në merkato nga ana e skuadrës franceze nuk pëlqehet nga disa futbollistë dhe një nga ta është ylli i Romës, Pelegrini.
Për mesfushorin, ka interesim edhe nga Spanja e Anglia, me Real Betis dhe Arsenalin që kërkojnë shërbimet e tij, por PSG-ja shihet si ekipi favorit. Gjithsesi, me deklaratën e dhënë sot, duket se Pelegrini i ka “mbyllur derën” PSG-së, pasi tha:
“Kur dëgjoj se PSG-ja më kërkon, është një nder për mua, por boll më! Ka më shumë se 2 javë që dëgjoj për këtë gjë dhe të jem i sinqertë, më kanë detyruar të fik televizorin.
Për momentin jam i fokusuar te Roma dhe do të bëj maksimumin që të rikthehemi në zonën Champions. Do të ishte një tragjedi nëse Roma nuk luan në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm”,- u shpreh Pelegrini.