VIDEO | Kyle Kuzma bën Lebronin, Suns dorëzohet në fund me Raptors

Toronto Raptors marshon, edhe pse Phoenix Suns u mundua të rezistonte dhe pas tre periodave të para ishte në epërsi. Kanadezët ia dolën që në fund të fitonin me rezultatin 111-109 dhe Serge Ibaka me 22 pikë ishte shënuesi më i mirë për ta. Devin Booker i Suns ishte ai që realizoi më shumë pikë, 30. Gjithsesi skuadra e tij doli e mposhtur.

Los Angeles Lakers kanë triumfuar në shtesë kundër Oklahoma City Thunder me rezultatin 128-138. LeBron James vijon të mungojë për shkak dëmtimi, ndërkohë që Kyle Kuzma shpërtheu duke shënuar 32 pikë. Ivica Zubac realizoi 26, kurse Lonzo Ball u ndal në 18 pikë, 10 asiste e 6 topa të rikuperuar.

Paul George (27 pikë, 8 asiste, 7 topa të rikuperuar), Russell Westbrook (26 pikë, 13 asiste, 9 topa të rikuperuar) dhe Terrance Ferguson (21 pikë), pavarësisht paraqitjes së mirë, nuk e ndihmuan dot City Thunder që të triumfonte.

Denver Nuggets ka bërë detyrën duke kaluar me sukses Chicago Bulls. Një takim që u mbyll 135-105 dhe Nuggets regjistruan triumfin e 30-të sezonal. Interesante përballja Indiana Pacers-Philadelphia 76ers, që përfundoi 96-120. Jimmy Butler (27 pikë, 8 asiste, 5 topa të rikuperuar) dhe Joel Embiid (22 pikë, 8 asiste, 13  topa të rikuperuar) udhëhoqën 76ers drejt fitores. Thaddeus Young i vendasve realizoi 27 pikë, më së shumti nga shokët e skuadrës.

Charlotte Hornets-Sacramento Kings 114-95
Indiana Pacers-Philadelphia 76ers 96-120
Toronto Raptors-Phoenix Suns 111-109
Denver Nuggets-Chicago Bulls 135-105
Oklahoma City Thunder-Los Angeles Lakers 128-138

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online