Interes nga Premier Liga, dy klube kërkojnë yllin e Milanit

Milani ka bërë një tjetër sezon me ulje-ngritje dhe tifozët e “Djallit Kuqezi” duket se nuk janë aspak të kënaqur me këtë situatë, sidomos me disa nga lojtarët e klubit. Bordi drejtues i Milanit pritet të marrë disa vendime të vështira gjatë verës. Largimet mund të jenë të shumta, me Hakan Çalhanoglu në krye të listës.

Ylli turk nuk është ndër të preferuarit e tifozerisë së Milanit dhe shpeshherë është kritikuar. Në janar, skuadre gjermane e Lajpcigut insistoi për shërbimet e tij, por mesfushori qëndroi në “San Siro”. Ndërsa në verë, vështirë se mund të qëndrojë.

Leister Siti dhe Uest Hemi janë në garë me njëra-tjetrën për shërbimet e Çalhanoglu, i cili me shumë gjasa do të vazhdojë karrierën në Angli. Uest Hemi kërkon të godasë sërish në shenjë, siç bëri me Filipe Anderson, të cilin e transferoi po nga Serie A, nga skuadra e Lacios.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online