Ten Hag përkujton legjendat e Ajaksit: Ata besonin te ky moment

Trajneri i Ajaksit, Erik Ten Hag, ka folur para medieve në prag të përballjes së nesërme të gjysmëfinales së Champions-it ndaj Totenhemit.

Trajneri i “harkëtarëve” u shpreh se figura të rëndësishme të klubit gjithmonë kanë besuar se ekipi i tyre do të mund t’ia dilte të rikthehej në majën e futbollit evropian pavarësisht realitet krejt ndryshe të futbollit modern.

“Disa legjenda që kanë luajtur në finalen e Champions-it me Ajaksin gjithmonë kanë besuar se ishte e mundur që ky klub të rikthehej aty. Po flas për emra si Johan Krujf, Luis van Gal dhe Marko Overmars. Kemi përpara një sfidë të madhe nga e cila duhet të dalim fitimtarë”.

Rezultati i ndeshjes së parë i jep mundësinë Ajaksit të kalojë në finale qoftë dhe me një barazim, por Ten Hag shprehet se skuadra e tij mendon vetëm për fitoren:“Nuk mund të luajmë për barazim na duhet të fitojmë. Loja do të fillojë 0 – 0”.

“Kemi kundër një skuadër që luan në Premier Ligë. Intensiteti atje është disi më ndryshe. Gjithsesi jam i skuadër se skuadra jonë do të dijë si t’i përshtatet atyre. Duhet të tregojmë se mund të bëjmë akoma më mirë se përballja e parë”.

“Akoma se kam ndarë mendjen për formacionin. Mazraui dhe Veltman janë dy kandidatët për të luajtur në krahun e djathtë të mbrojtjes, por s’kam zgjedhur ende. Shqetësimi i vetëm është David Neres ka shfaqur disa probleme pas finales së Kupës”, përfundoi Ten Hag.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online