Inter i tejmbushur, tri opsione në tavolinë për talentin Karamoh

Interi ka kryer një ndër merkatot më të mira të historisë së saj. Skuadra nga Milano është përforcuar në çdo repart, por sidomos në sulm ku në skuadër janë afruar Politano, Lautaro Martinez, si dhe së fundmi sulmuesi senegalez Keita Balde.

Ky fluks ka sjellë dhe disa dëme anësore, pasi të riut premtues Jan Karamoh i janë ulur mundësitë për të pasur minuta nëpër kembë. Tek Interi e kanë kuptuar se zgjidhja më e mirë është një huazim dhe ofertat s’kanë munguar.

Parma, Shalke dhe Real Sociedad kanë kërkuar shërbimet e të riut francez. Tani i takon 20-vjeçarit të vendosë se ku do të luajë sezonin e ardhshëm. Vitin e kaluar Karamoh luajti vetëm 416 minuta në Seria A, por kaq mjaftuan për të treguar se zotëron një potencial të madh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online