Isufi përgëzon Prishtinën dhe shton: E merituam, neglizhuam në pjesën e parë

0

“Të them të drejtën, kemi besuar që do të jemi konkurrent i fortë. Ndoshta pak euforia e pjesës së parë, ose neglizhenca”. E ka nisur kështu deklaratën e tij për Supersport traneri i Dritës, fituese e Superkupës së Kosovës, Bekim Isufi.

“I kërkova djemve që të vijojmë atë që kishim ushtruar. Mendoj se fituam me meritë, edhe pse nuk e mohoj lojën e bukur të Prishtinës, shumë më mirë se vitin e kaluar”.

“Në mesfushë kemi çaluar. Pas realizimit të golit të parë, kemi bërë zëvendësime dhe ka qenë një kundërsulm klasik. Është vërejtur një dëshirë më e madhe e Prishtinës pas rikthimit në stadium pas shumë vitesh. Kemi ditur ta menaxhojmë lojën”, ka përfunduar Isufi.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.