Ikardi vazhdon avazin, dhimbja nuk ka fund për sulmuesin

0

Mauro Ikardi nuk është trajnuar me pjesën tjetër të skuadrës së Interit që prej 13 shkurtit, datë kur u mor vendimi për t’i hequr shiritin e kapitenit. Justifikimi i argjentinasit është se ndjen prej kohësh dhimbje të padurueshme në gju dhe i nevojitet medoemos një pushim.

Trajneri Spaleti tha para një jave se sulmuesi do të rikthehej të hënën ose të martën në stërvitje, por kjo gjë nuk ka ndodhur. “Sky Sports” raporton se sulmuesi nuk do të dalë në stërvitje as ditën e sotme.

Mungesa e Ikardit ka ndikuar në rezultatet e skuadrës zikaltër. Që prej vendimit për t’i hequr shiritin e kapitenit, skuadra e Interit ka arritur vetëm një fitore në tri takime të Serie A.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.