“Ikardi ka vetëm një cilësi, Martinez më i mirë se ai!”

Antonio Kasano është gjithmonë origjinal në atë që thotë. Barezi i famshëm është një tifoz i Interit. Ai preferon Lautaro Martinezin përpara Mauro Ikardit.

Një nga pengjet më të mëdha të futbollit italian analizon mendimin e tij në prononcimin e dhënë për “Tiki Taka”. Kasano e cilëson ish-kapitenin një lojtar goli dhe aspak lojtar skuadre. Ai vlerëson cilësitë e Martinezit, ndërsa tregon dhe dëshirat e Luçiano Spaletit, trajnerit zikaltër.

Interi luan me skemën 4-2-3-1, pra me një sulmues në majë. Ikardi dhe Martinez nuk mund të luajnë së bashku. Nëse do të varej nga Spaleti, do të luante Martinez, sepse ai preferon sulmues që luajnë për skuadrën. Lautaro po paraqitet mirë, është 20 vjeç dhe duhet të luajë titullar, pasi është më i fortë se Ikardi.

Mauro shënon dhe kaq. Trajnerit i pëlqejnë sulmues si: Xheko, Benzema dhe Levandovski. Ikardi është si Inzagi. Mendoj se Spaleti preferon më shumë një sulmues si Martinez, të cilin do e aktivizonte dhe para Piatekut. Ka lojtarë që shënojnë gola, ka edhe nga ata që shënojnë dhe luajnë për skuadrën.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online