“Ikardi duhet të jetë pjesë e grupit”, te Interi ndryshojnë mëndje

0

Fitorja në derbi 3-2 kundër Milanit duket se ka ndryshuar totalisht atmosferën në kampin zikaltër. Mauro Ikardi mungoi sërish edhe kundër kuqezinjve, për shkak të problemeve që ka pasur me klubin javët e fundit. Megjithatë, duket se sulmuesi argjentinas do të rikthehet shumë shpejt në fushat e blerta.

Këtë gjë e konfirmoi dhe vetë presidenti i klubit, Zhang, i cili foli për mediat italiane. Presidenti tha se Ikardi duhet të kthehet sa më shpejt në fushat e blerta dhe që të jetë pjesë e grupit. Po ashtu, numri një i zikaltërve dha dhe një datë se kur Ikardi do të jetë së bashku me ekipin: Jo më larg se të premten.

Edhe trajneri i Interit, Luçiano Spaleti pranoi se Ikardi e meriton të jetë pjesë e skuadrës: Mauro e meriton rikthimin. Ai është zikaltër dhe ne po presim me padurim rikthimin e tij. Jam gati për çdo detaj që mund ta zgjidhë këtë situatë. Duam të gjithë lojtarët të jenë të gatshëm për ekipin dhe Mauro nuk përbën përjashtim”, përfundoi Spaleti.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.