Ideja e fundit e Tares, synon një latin për sulmin

Igli Tare po punon për të përforcuar repartin ofensiv të ekipit. Drejtori sportiv pëlqen një paraguaian dhe ai quhet Antonio Sanabria.

23-vjeçari është pjesë e Xhenoas që nga muaji janar, ndërsa kartonin e tij e zotëron Betis. Sulmuesi është i huazuar në Liguria, aty ku ka shënuar 3 gola deri tani.

Lacio dëshiron ta marrë në huazim dhe e sheh si lojtarin e duhur për të krijuar një dyshe me Çiro Imobilen. Sanabria mendohet si një alternativë shumë e mirë edhe nëse largohet Felipe Kaisedo.

Tani pritet vetëm akordi me ekipin spanjoll dhe sulmuesi, i cili zëvendësoi polakun Piatek, mund të vazhdojë të luajë në Serie A, por tashmë në kryeqytetin italian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online