Gjiganti turk do ringritjen, zyrtarizon lojtarin e Çelsit

Çelsi bëri prezantimin e Gonzalo Higuain ditën e sdjeshme, teksa argjentinasi firmosi kontratën dhe mori fanellën me numrin 9. Në të njëjtën kohë, duket se në ekipin e bluve ka ardhur dhe largimi  parë për këtë merkato.

Viktor Moses ka lënë Çelsin për t’iu bashkuar ekipit të Fenerbaçes. Ditën e djeshme anësori nigerian ka kryer vizitat mjekësore me skuadrën turke, kurse sot ka ardhur zyrtarizimi i tij. Nigeriani aktivizohej prej vitesh me blutë e Londrës, ku me Antonio Konten në krye ishte një ndër më të rëndësishmit në titullin e fituar në sezonin 2016/2017.

Tashmë 28-vjeçari do të mbrojë ngjyrat e Fenerbaçes, klub që po kalon një nga momentet më të errëta. Gjiganti turk renditet në vendin e 15-të vetëm 2 pikë më shumë se vendi i fundit të klasifikimit të Superligës turke.

Verdhezinjtë presin shumë nga lojtari dhe afrikani shpreson që me golat e tij të ndihmojë Fenerin t’i largohet zonës së ftohtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online