I pasuri pasurohet, PSG dhe Nike nënshkruajnë kontratën faraonike!

Kampionët e Francës, PSG, janë një nga skuadrat më të pasura në botë dhe presidenti Naser Al-Khelaifi nuk e ka pasur asnjëherë problem të shpenzojë shifra të çmendura për të sjellë në Paris lojtarët më të mirë në botë.

Ibrahimoviç, Mbape, Nejmar, Kavani, Di Maria, Draksler, Lavezi, Pastore, Tiago Silva, David Luiz e shumë të tjerë kanë kushtuar miliona euro, por bordi drejtues i PSG-së nuk është shqetësuar shumë, por kanë synuar vetëm dominimin në futboll. Në Francë, ia kanë dalë, në Europë ende jo.

Edhe pse buxheti që PSG ka në dispozicion është shumë i majmë, drejtuesit e klubit vazhdojnë të punojnë me sponsor të shumtë, një nga ta është dhe Nike. Klubi francez kishte një kontratë me kompaninë e njohur deri në vitin 2021, ku përfitonte 25 milionë euro në sezon. Kjo kontratë, është rinovuar edhe me 10 vite (2031), kontratë nga e cila PSG do të përfitojë plot 80 milionë euro në sezon, në total (875 milionë euro).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online