Viti kalendarik po mbyllet dhe në Spanjë futbolli do të nisë të luhet muajin e ardhshëm. Bilancet për sa i përket vitit kalendarik 2018 janë bërë, gjithashtu dhe statistikat në lidhje me lojtarët.
Në La Liga lojtari që është aktivizuar më së shumti në vitin 2018 ka qenë mesfushori i avancuar i Atletikos së Madridit, Angel Korrea. Argjentinasi është aktivizuar në plot 59 ndeshje, dy më shumë se mesfushori i Sevijas, Pablo Sarabia.
Listën e plotësojnë, Franko Vaskez me 56 aktivizime dhe Ever Banega e Saul Niguez me 55 ndeshje. E veçanta e “top 5” është se të pestë lojtarët aktivizohen me dy ekipe, Atletiko Madrid dhe Sevija.
59 – @atletienglish's Ángel Correa has played more games than any other LaLiga player in 2018 in all competitions. Tireless. pic.twitter.com/IrlvYzKMAe
— OptaJose (@OptaJose) December 23, 2018