Zyrtarizimi i Antonio Kontes si trajner i Interit, pritet të vijë në ditët në vijim, ndërsa drejtuesit vazhdojnë punën në merkato. Një lajm i mirë vjen nga Turqi. Viktor Moses, një nga objektivat kryesore në sulm, është i huazuar te Fenerbahçe deri në vitin 2020.
Interesimi i Interit ka ndikuar te anësori ofensiv. Nigeriani ka prishur çdo raport me klubin. Sipas raportimeve të The Sun, Moses i ka kërkuar turqve largimin nga ekipi. Interi dhe Konte e mirëpresin, por për momentin po monitorojnë situatën.
Lojtari është i huazuar nga Çelsi. Ai ishte një nga lojtarët kyç të “Bluve të Londrës”, gjatë kohës që në stol ishte trajneri leçez. Ata pritet të bashkohen përsëri së bashku, por kësaj radhe në Serie A dhe me ngjyrat zikaltër mbi supe.