I dhanë fanellën e Gigsit, tani Januzaj e rinis nga Spanja

Konsiderohej fenomeni i ri i futbollit botëror dhe Mançester Junajtid e vlerësonte aq shumë, saqë i dha fanellën me numrin 11, që ia la trashëgim një legjendë si Rajan Gigs.

Megjithatë, në futboll duhet talent, por edhe shumë punë dhe përulësi. Këto të fundit Adnan Januzajt i munguan, ndërkohë që edhe menaxhimi nga babai i vet ishte skandaloz.

Januzaj zgjodhi Belgjikën para Shqipërisë dhe mbeti pa futboll ndërkombëtar, ndërsa te Junajtid filloi një rënie e frikshme, aq sa u kthye në rezervë dhe më pas u kthye te të rinjtë, para huazimit te Sandërlendi sezonin e fundit.

Tani Junajtid është lodhur së pritur dhe ia ka shitur Real Sociedadit për 11 milionë euro.

Januzaj ka firmosur kontratë 5-vjeçare, ndërsa Junajtid, për siguri, ka vendosur edhe një klauzolë riblerjeje nëse belgu nga Kosova kthehet fenomen. A do t’ia dalë? Të shohim…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *