Football Leaks zbulon marrëveshjen REKORD ndërmjet Real Madridit dhe Adidas

Flakrim Jusufi

Football Leaks vazhdon të zbuloje prapaskena nga më të ndryshmet. Pasi ka zbuluar detaje mjaft interesante me kontratat e futbollistëve me klubet dhe ish klubet e tyre respektive, tashmë ka kaluar në një nivel tjetër. Dhe tani në rradhë është zbulimi i një marrëveshje maramendëse ndërmjet Real Madridit dhe Adidas.

Ashtu siç raporton Football Leaks, Real Madridi dhe Adidas kanë një marëveshje me vlerën e 1 MILIARD eurove, duke e bërë këtë kontratë më të shtrenjtën e të gjitha kohërave.

Sipas marrëveshjes, Real Madridi do të përfitoje 70 milion euro në vit + 22.5% të profitit nga shitjet e produkteve të Adidas. Kjo nënkupton që Real Madridi do të përfitoje një shumë fikse vjetore prej 70 milion eurosh + një shumë prej rreth 30 milion eurosh nga shitjet e produkteve.

Duke bërë llogaritë, marëveshja ndërmjet Real Madridit dhe Adidas kap vlerën e 100 milion eurove në vit. Kjo marëveshje është futur në fuqi nga viti i shkuar 2015 dhe do të vleje deri në vitin 2024, gjithnjë me mundësinë e përmirësimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online