Liria prezanton edhe afrimin e fundit nga Shqipëria

Trajneri i Lirisë së Prizrenit, Bledi Shkëmbi, vazhdon të afrojë lojtarë nga Superiorja, të cilët i njeh mirë dhe po i bind të bëhen pjesë e një projekti ambicioz.

Ish-kapiteni i Skënderbeut ka afruar edhe mbrojtësin Elton Basriu, i cili ka është prezantuar sot, si kishim njoftuar që dje.

https://sportekspres.com/zyrtare-edhe-basriu-le-shqiperine-per-superligen-e-kosoves/

Mbrojtësi nga Elbasani ka goxha eksperiencë në Superiore dhe në Kategorinë e Parë, ndërsa në sezonin e fundit ishte titullar te Kamza, duke dhënë një kontribut të madh për ngjitjen në Superiore.

Më parë, edhe Jetmir Sefa, Endri Vrapi, Kristi Kote e Artur Magani kanë pranuar ofertën e Lirisë dhe janë prezantuar.

‘Jam i lumtur për arritjen e marrëveshjes. Pres të ambientohem dhe të jap më të mirën’, ka thënë mbrojtësi për faqen zyrtare të Lirisë, që sot nisi stërvitjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online