Kapiteni Elseid Hysaj ishte dukshëm i zhgënjyer pas humbjes së sotme. Pas ndeshjes mbrojtësi foli për “Supersport” dhe “RTSH”, ku u shpreh:
“Nuk është mënyra më e mirë për të nisur këto kualifikuese. Ne e kontrolluam mirë lojën në fillim, shkuam mirë deri te porta e kundërshtarit. Mendoj se nëse do të rregullojmë sulmin, do të fitojmë më shumë ndeshje.
U ruajtëm pak në fillim të ndeshjes, nuk mund të dilnim shumë përpara. Mund të ndëshkohemi nga gabimet, siç u ndëshkuam. Me kalimin e minutave, u munduam të shtyjmë më përpara, por ky është futbolli dhe kur nuk shënon, ndëshkohesh.
Gabimet ishin vendimtare. Goli i parë besoj që mund të bënim më mirë, te goli i dytë dihen aftësitë e Çalhanoglut. Duhet të përmirësohemi, mos të pësojmë më kaq shumë gola. Forcën e kemi, e treguam në pjesën e parë. Duhet të kemi mbështetjen e tifozëve, mediave, pasi me kualitetet që kemi, mund të marrim rezultate. Duhet të fitojmë me doemos kundër Andorrës, pasi na duhen ato pikë”, tha Hysaj.