Gynesh: Lojtarët e Shqipërisë nuk ishin të qetë, eksperienca na dha fitoren

Trajneri i përfaqësueses turke, Shenol Gynesh, foli para medieve të pranishme në “Loro Boriçi” në përfundim ndeshjes ndaj Shqipërisë. Tekniku turk u shpreh se skuadra e tij fitoi falë eksperiencës.

“Ekipi që fitoi më shumë fitoren ishim ne. Ishte një ndeshje e egër, por pas golit ditëm si të menaxhonim lojën për pjesën e mbetur të ndeshjes”

“Siç e thashë dhe më parë Shqipëria ka lojtarë shumë të mirë brenda saj. Nga ajo që pashë në fushë kuptova se lojtarët nuk ishin të qetë, jam i sigurt se në të ardhmen do të jetë një kundërshtar i fortë”.

“Duke përfituar nga lojtarët me eksperiencë fituam. E kontrolluam lojën dhe shpresoj të kemi vazhdimësi. Lojës së fortë të kundërshtarit iu përgjigjëm mjaft mirë. Ishte një fitore e rëndësishme.

“Më është dhënë një detyrë dhe duhet ta bëj sa më mirë. Kemi detyrime ndaj popullit turk. Sa i takon ndeshjes me Moldavinë, do të ketë ndryshime. Lodhja bën të veten, ndeshjet janë afër”.

“Nuk isha i sigurt me sa mbrojtës do luante kundërshtari. Kishin ndryshuar dhe i kisha marrë masat. E dinim që kundërshtari del shpejt në kundërsulm. Nuk lejuam që Shqipëria të kishte raste. Morëm 100% nga lojtarët që ishin në fushë. Duhet të shmangim disa gabime në pasime. Formacioni dhe si do luajmë, me një ose dy sulmues, varet nga kundërshtari”.

Emre? “E uroj kapitenin, na ndihmoi shumë. Ishte një lider. Edhe Jilmaz dhe të tjerët na ndihmuan shumë. Kishim folur me të dhe i kishim kërkuar të ishte lider. E uroj për lojën dhe për udhëheqjen e skuadrës. Nuk ka ndonjë gjë serioze, kishte një shqetësim dhe e zëvendësova që të mos rrezikonim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online