Huntelari kthehet në shtëpi, firmos për Ajaksin

Sulmuesi veteran Klas Jan Huntelar është kthyer në shtëpi dhe ka firmosur për Ajaksin një kontratë një-vjeçare.

Holandezi i njohur, i cili vitet e fundit ka luajtur për Shalken në Bundesligë, ka qenë pjesë e Ajaksit në vitet 2006-2009.

Sezoni i fundit ishte shumë negativ për sulmusin, i cili luajti shumë pak dhe që në prill e bëri zyrtar largimin.

“Kam fituar tituj, por jo kampionatin me Ajaksin, ndaj ky është synimi im dhe po pres me padurim të nis përgatitjet, sepse ndihem në formë shumë të mirë”, ka deklaruar Huntelar, i cili ka luajtur 76 ndeshje me kombëtaren holandeze, përveçse ka qenë pjesë edhe e Real Madridit e Milanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online