Doka: Tironë, unë nuk të braktis kurrë!

0

Talenti bardheblu Albi Doka mund të quhet pa frikë zbulimi i vitit te Tirana, por pse jo edhe në Superiore.

Sezoni i tij nisi në muajin shkurt të këtij viti, pasi trajneri Mirel Josa e hodhi në fushë nga minuta e parë në ndeshjen Laçi-Tirana 1-0, më 5 shkurt.

Që aty, Doka u kthye në një titullar fiks te Tirana, duke luajtur 16 herë në formacionin titullar dhe duke impresionuar me talentin dhe sigurinë prej veterani, edhe pse 19 vjeç.

Do të mbeten në kujtesë lotët e tij në Shkodër, pas rënies nga Superiorja, ndërkohë që e ngushëllonte një tjetër talent i madh i futbollit shqiptar, Denis Pjeshka i Vllaznisë.

Tani Doka ka postuar në rrjetet sociale një letër ku shpreh edhe një herë dashurinë e tij për Tiranën dhe premton se lidhja e tij me klubin bardheblu nuk do të ndërpritet kurrë, të paktën jo me dëshirën e tij.

“Dashurinë e madhe për sportin më të bukur në botë mua ma kultivoi Tirona, legjendat, tifozeria dhe historia e saj.

Që në fëmijëri ngjyrat e vetme që ëndërroja si çdo fëmijë i kryeqytetit i moshës sime ishin ngjyrat bardheblu. Dhe është krenari e jashtëzakonshme që unë arrita ta vesh këtë bluzë e për më tepër të fitoja trofeun e parë në vitin e parë.

Në rrethana të tjera kjo kupë do kishte akoma me shume kuptim, si trofeu i pare që fitoj me fanellën e zemrës sime. Ky vit ka qenë një vit më shume sfida dhe emocione, si pozitive në aspekt individual, ashtu dhe negative në aspekt më të gjerë.

Unë jam i gatshëm dhe dëshiroj të qëndroj tek Tirona, qoftë ajo në Superligë apo Kategori te Parë.

Tirona është ekipi i zemrës sime dhe nëse do varej nga unë, kurrë s’do ta lija vetëm”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.