Humbja e fundit fatale, Mavraj mbetet pa trajner

Humbja e fundit në shtëpi ishte fatale për Ingolshtadin. Ekipi ku aktivizohet Mërgim Mavraj u mposht nga Sandhauzeni me rezultatin 1-2, në një ndeshje direkte për mbijetesën.

Ekipi gjerman renditet i fundit në Bundesliga 2 me 19 pikë dhe zona e shpëtimit është 7 pikë larg, ndërsa ajo e “play-out” është 5 pikë larg. Miqtë shënuan golin e fitores në minutat shtesë, duke sjellë trishtim dhe mërzitje tek ekipi i Mavrajt, i cili luajti takimin e plotë.

Kjo ishte humbja e pestë rresht për Ingolshtadin dhe ai që e ka pësuar është trajneri i ekipit. Drejtuesit kanë vendosur të shkarkojnë trajnerin, Jens Keler dhe gjithë stafin e tij. 48-vjeçari ishte trajneri i tretë i Ingolshtadit për këtë sezon. Klubi nuk ka zgjedhur akoma trajnerin e ri, i cili do e nisë aventurën me ekipin e Mavrajt në transfertë përballë Duisburgut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online