Rubin Hebaj gjeti golat e parë me fanellën e Partizanit në Superiore në derbin ndaj Tiranës. Sulmuesi shkodran foli para mikrofonit emisionit “Gol pas Goli” në “Supersport” , ku foli për emocionet e dopietës dhe të ardhmen me të kuqtë.
“Nuk e mendoja të shënoja dy gola në një ndeshje kaq të bukur. Ishte surprizë ky dygolësh dhe kjo ndeshje. Shpresoj të vazhdoj kështu edhe në të ardhmen. Partizani ka shumë sulmues. luftojmë të gjithë si ekip. Është treguar qartë, çdo lojtar ka shënuar. Rëndësi kanë fitoret e klubit. Klubi ka alternativat, unë shpresoj të jem pjesë e Partizanit
I pyetur në lidhje me çfarë i tha trajneri pas shënimit të golit, Hebaj thotë: “Gega më uroi për golin dhe më tha të kem kujdes, që të mos pësojmë gol”.
“Është ndeshja më e bukur e kampionatit dhe që përjetohet nga tifozët dhe të gjithë. Atmosferë e mirë, shënova dy gola”.
“Nga Vllaznia u largova për një të ardhme më të mirë. nuk kisha minuta atje dhe mendova të vij në Shqipëri. Tani shpresoj të shëno, jam ambientuar dhe shpresoj të vazhdoj kështu”.
“A do e pranosh stolin? Do pranoj, çdo futbollist e pranon. Do preferoja të qëndroja në stol dhe të shënoja, se sa ta filloj nga fillimi dhe të mos shënoj. Nuk besoj se kam neglizhuar në stërvitje, por goli më ka munguar. Kjo ka bërë të dalin të këqijat e mia në pah. Me shënimin e golave shpresoj të jem më agresiv pranë portës kundërshtare”
“U befasova nga huqi i Hoxhallarit. Ishte refleks kur godita dhe shënova. Nuk e prisja të gabonte, por futbolli i ka këto”.