Hoxha, Mensah dhe Hebaj: Gega “skanon” derbin

Dy ndeshje derbi në stolin e të kuqve dhe dy fitore për Skënder Gegën. Pasi fitoi duelin me Ze Marian në fazën e parë, trajneri i Partizanit ia doli dhe kundër Memës.

Ai është i lumtur për fitoren dhe reagimin e skuadrës. Hebaj kishte marrë disa kritika, por dy golat e tij nuk erdhën rastësisht. Sulmuesi shkodran po vjen në formë, një gjë e tillë shihet në stërvitje, siç e pohon Gega për emisionin “Gol pas Goli” në SuperSport”, dhe frytet u panë në fushën e blertë nga të gjithë.

Hoxha nuk pritej të luante në formacion, por trajneri ka një shpjegim për vendimin e marrë. Respekt për kundërshtarin dhe homologun Mema, por trajneri i demave mendon se fitorja ishte e merituar.

REAGIMI NË DERBI – “Rëndësi ka që morëm tre pikët. I uroj Memës karrierë të gjatë. Në fushë ishim kundërshtarë dhe secili do të fitojë. Patëm vështirësi. Kur u ndëshkuam mund të evitohej goli. Jam i kënaqur për karakterin. I gjetëm forcat për të reaguar”.

HEBAJ – “Në fakt loja nis me 11 vetë loja, por i vlerësoj të gjithë ata që veshin fanellën. Hebaj u fut në kohën e duhur. Jam pyetur shumë për të, gjithmonë kam pasur besim. Ka nisur të reagojë kohët e fundit, Golat e tij na gëzuan shumë. Shpresoj të vazhdojë kështu”.

HOXHA TITULLAR – “Është e vërtetë, ajo që ndodhi me Albanin nuk është e mirë për asnjë sportist. E thashë, të gjithë e kemi tepruar. Nuk mund të gjykoj si mund të trajtohej. Klubi ka masat e tij, unë si trajner thashë që do kisha dëshirë të ishte 100%. Ditët e fundit më garantuan se është shumë mirë dhe bëra zgjedhjen e duhur për ta futur në portë. Nuk ishte kapiten dhe kjo nuk është e lehtë. Luajti mirë. Shiriti? Janë disa rregulla që i kemi si klub. Vendimi është i imi, asnjë nga klubi nuk pyeti. Vendimet teknike deri sot i kam marr unë. Nuk ishte risk, ishte dhënie përgjegjësie. Reflektoi dhe jam i kënaqur”.

Precedent ky vendim? Unë jam përgjegjësi, jam lider. Punoj në shërbim të ekipit. Çfarë ndodhi me Albanin ishte jashtë stërvitjes. Në fushë ka qenë shembull. Ka masa administrative. Teknikisht i hoqa shiritin dhe i dhashë mundësinë në fushë.”

GABIME TË SHUMTA – “Luajtëm ndaj Tiranës, që ishin të mobilizuar. Nuk meritojnë të jenë aty. Goli ishte i shmangshëm. Goditëm dy herë shtyllën dhe në perceptimin tim na u mohua një penallti”.

MENSAH – “Ka dhënë shenja që është në rritje. Edhe në Vlorë punoi mirë, është bërë agresiv dhe i lëvizshëm. Luan mirë me topin dhe hyn në zonat e ngushta. E ndërrova dhe futa Çinarin, pasi mund të na ndihmonte. Ka edhe ndërrime të gabuara, por fusha të jep të drejtë ose jo”.

TAKTIKA – “Në fillim të ndeshjes u konsultova me stafin. Menduam ta prisnim Tiranën dhe përmes hapësirave të gjenim diçka. Asani dhe Mala nuk gjetën shumë. Do na vijnë rastet. U dënuam ne të parët, por lëvizjet dhe konsultimi dhe vëmendja e mbrojtësve dhe Malës na ndihmoi. Hebaj na shtyu në mes. Bardhi ishte i veçuar, Mensah po kërkonte hapësirat. Më pas shënuam dy herë.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online