Eden Hazard dëshiron të transferohet te Reali i Madridit. Çelsi nuk do që ta humbë yllin e skuadrës, por dëshira e tij është mbi gjithçka. Ardhja e Zidan duket se e ka bindur belgun të tranferohet në “Santiago Bernabeu”. Florentino Perez është gati të hapë thesin për të siguruar shërbimet e 28-vjeçarit.
Këtë e konfirmojnë edhe nga Spanja. Gazetari i njohur, Eduardo Inda jep një deklaratë të guximshme ku shprehet se ky operacion është i mbyllur dhe pritet të shpallet para finales së Championsit.
“Nënshkrimi i Hazard do të shpallet 20 apo 25 ditët e ardhshme. Me siguri para finales së Championsit. Marrëveshja është praktikisht e mbyllur dhe pritet vetëm zyrtarizimi”, shprehet Eduardo Inda.