Hazard te Real Madridi, Guardiola ka mendimin e tij

Eden Hazard është transferimi më i madh i kësaj merkatoje verore. Belgu realizoi ëndrrën e tij për të luajtur në “Santiago Bernabeu”. Ai cilësohet si një prej më të mirëve në botë dhe Real Madridi ka bërë një biznes mjaft të mirë me të. Pas ikjes së Ronaldos ai do të marrë rolin e lojtarit, që merr ekipin prej dore drejt triumfeve.
Një nga kundërshtarët më të mëdhenj të Realit, Pep Guardiola ka komentuar transferimin e 28-vjeçarit në Spanjë, te rivalët e ish-klubit të tij, Barcelonës. Trajneri i Mançester Sitit ka thurur elozhe për Hazard dhe është shprehur se tifozët madrilenë do të kenë kënaqësi ta shohin atë.

“Lojtari që Reali ka blerë nga Çelsi është shum, shumë i mirë. Është një nënshkrim i mrekullueshëm. Hazard është një nga futbollistët më të mirë që më kanë parë sytë. Madrilenët do të kenë kënaqësinë ta shohin atë teksa luan”, u shpreh Guardiola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online