Hazard drejt Realit, Higuain: I uroj fat!

Gonzalo Higuain ka luajtur për Realin e Madridit nga viti 2006 deri në vitin 2013, ku ka shënuar 121 gola në 264 ndeshje. Tashmë, sulmuesi argjentinas mbron ngjyrat e Çelsit dhe ka folur pikërisht për një transferim të mundshëm të Eden Hazard drejt Realit të Madridit.

Sa i takon këtij transferimi, “El Pipita” tha: “Kur një lojtar ka dëshirë të largohet, është e vështirë t’ia ndryshosh mendjen. Çfarë doni që unë t’iu them? Këto gjëra i takojnë klubit dhe Edenit. Është e qartë.

Eden është një lojtarë që të jep fitore, të jep pikë të rëndësishme. Një lojtar që çdo skuadër do e donte. Por unë nuk di të jap përgjigje, nuk jam unë klubi”, u shpreh sulmuesi argjentinas, që u transferua gjatë muajit janar te Blutë e Londrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online