Hamilton nuk gabon në Angli, niset i pari

U zhvilluan dje provat zyrtare të Çmimit të Madh të Britanisë së Madhe dhe ka dominuar totalisht Ljuis Hamilton, i cili ka regjistruar pole-position numër 6 në këtë sezon dhe të 67-tin në karrierë (një më pak se rekordmbajtësi Mikael Shumaher). Britaniku i Mercedes-it ishte perfekt në pistën e vet, që e njeh mirë, duke mos qenë asnjëherë në vështirësi nga ndjekësit.

Në fakt, gjatë kualifikueseve Hamilton përdundoi nën hetim për një pengim që i bëri Romen Groszhonit, por nuk u dha asnjë dënim për të. Hamilton ka lënë pas Kimi Raikonen me Ferrari, i cili në xhiron e fundit befasoi, duke kaluar shokun e skuadrës Sebastian Fetel. Ky i fundit mbeti i bllokuar në trafikun e dendur dhe nuk arriti të bënte xhiron e shpejtë finale.

Në krah të Fetelit do të jetë Maks Verstapen, ndërsa ka mbetur pas Valteri Botas, i cili regjistroi kohën e katërt më të mirë, por do të niset nga vendi i nëntë, pasi është penalizuar me 5 pozicione. Edhe pse rezultati i vendosur nga Hamilton është në investigim, në Silverstone, Leëis u konfirmua si njeriu i provave zyrtare. 3-herë kampioni i Botës regjistroi pole-position e tij të 67-të në karrierë dhe tashmë është vetëm një pole-position larg rekordit absolut që mbahet nga Michael Schumacher.

SILVERSTON, RADHA E NISJES

  1. Hamilton (Mercedes)
  2. Raikonen (Ferrari)
  3. Fetel (Ferrari)
  4. Maks Verstapen (Red Bull Racing)
  5. Niko Hulkenberg (Renault)
  6. Sergio Perez (Force India)
  7. Esteban Okon (Force India)
  8. Valteri Botas (Mercedes)
  9. Romen Groszhon (Haas)

 

RENDITJA E PËRGJITHSHME/ PILOTË

  1. Sebastian Fetel – Ferrari – 171 pikë
  2. Ljuis Hamilton – Mercedes – 151
  3. Valteri Botas – Mercedes – 136
  4. Daniel Riçiardo – Red Bull – 107
  5. Kimi Raikkonen – Ferrari – 83

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *