Ajetit i shtohen kërkesat, Krotone e ka seriozisht

Skuadra zbulim e sezonit të shkuar në Serinë A, Krotone, duket se kërkon me çdo kusht Arlind Ajetin. Mbrojtësi i kombëtares sonë vjen nga një sezon i dobët dhe me shumë dëmtime, duke mos pasur fat në Torino, ku mund dhe duhej të luante titullar, duke parë repartin aspak cilësor të skuadrës së drejtuar nga Sinisha Mihajloviç.

Këtë verë Torino do të bëjë përforcime serioze në mbrojtje dhe Ajeti duhet të largohet, për të luajtur rregullisht, ndërsa Torino nuk e ka futur fare në listën e të grumbulluarve për fazën përgatitore në Bormio.

Deri tani asnjë klub nuk kishte bërë ofertë zyrtare, por lajmi i fundit është se Krotone e drejtuar nga Davide Nikola kërkon ta blejë përfundimisht, një zgjedhje që mund të kënaqë edhe Torinon. Nuk është kryer ende, sepse ka shumë gjëra për të diskutuar, por Krotone e ka seriozisht dhe tashmë Ajeti duhet të vendosë, sepse sezoni ka nisur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online