Hames Rodrigez është një ndër lojtarët që të ardhmen e tij e ka në pikëpyetje të plotë. Si për të shtuar akoma më shumë misteret për kolumbianin kanë menduar drejtuesit e Bajernit.
Siç raportohet nga mediat gjermane, por edhe spanjolle, Bajerni ka vendosur që mos ta aktivizojë të drejtën e blerjes për kolumbianin, me këtë të fundit që do të kthehet në Madrid pas dy sezoneve në Mynih.
27-vjeçari do të gjejë në Madrid përsëri trajnerin që e largoi, Zinedin Zidan dhe për këtë arsye largimi i tij është i sigurt, me Realin që do ta nxjerrë menjëherë në shitje. Destinacioni i radhës për mesfushorin është një enigmë e plotë, pasi ende nuk ka pasur ekipe të interesuara për të.