Hames do largimin, në Itali bëjnë gati milionat

Bajerni i Mynihut duhet të mendohet mirë dhe të zgjidhë çështjen e të ardhmes së kolumbianit Hames Rodrigez. Më parë është raportuar se gjermanët janë gati të paguajnë 42 milionë euro për ta blerë përfundimisht nga Reali i Madridit.

Gjithsesi tanimë ndryshon puna, pasi trajneri Niko Kovaç nuk po e aktivizon shumë sulmuesin. Deri më tani ai ka luajtur vetëm katër ndeshje si titullar dhe është i pakënaqur. Këtë edhe e ka shprehur, madje ka pasur polemika për faktin se tekniku i bavarezëve komunikon në gjuhë sllave.

Horge Mendez, menaxheri i i sulmuesit, po mendon ta largojë klientin e tij. Gjërat janë konkrete, pasi ai ka kontaktuar edhe dy drejtuesit më të lartë të klubit gjerman, Uli Hënes dhe Karl-Hainz Rumenige. Aty u është bërë e qartë se dëshira është që Hames të ndryshojë ekip.

Kjo mund të ndodhë madje që në muajin janar, me Juventusin e interesuar për kolumbianin. Sipas asaj që raporton “Bild”, klubet mund të arrijnë marrëveshjen për shumën e 60 milionë eurove. Mendez ka transferuar këtë verë te Juventusi Kristiano Ronaldon dhe raporti me Fabio Paratiçin janë mjaft të mirë.

Hames ka qenë një objektiv i kahershëm i bardhezinjve dhe duket se ka ardhur momenti për të bashkëpunuar. Italianët po kërkojnë të përforcohen edhe më shumë, pasi duan të fitojnë me çdo kusht Ligën e Kampioneve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online