Vetëm pas pak do të nisë dhe ndeshja e Superkupë së Anglisë mes Çelsit dhe Mançestër Sitit. Të dyja këto skuadra do të diskutojnë trofeun e parë sezonal. Tekniku i “qytetarëve”, Pep Guardiola nuk kishte si të mos komentonte dhe ardhjen e Mauricion Sarrit në Angli.
Spanjolli ka vlerësim maksimal për ish-trajnerin e Napolit dhe beson se me stilin e tij do të bëjë mirë tek Çelsi. Gjithsesi, sot në orën 16:00, Guardiola do tentojë që ta mundë që në ndeshjen e parë zyrtare të italianit në Angli.
“Jam i lumtur që Sarri ka ardhur që të drejtojë në Premier League. Unë do të mësoj më shumë duke parë skuadrën e tij çdo javë në fushë. Çelsi është gjithnjë një kundërshtar i fortë dhe kam besim se stili i Sarrit do të përshtatet plotësisht me kampionatin anglez”.