Bernard-Milan, detajet e marrëveshjes

0

Merkato e Milanit në hyrje nuk është mbyllur dhe me shumë mundësi braziliani Bernard do të vishet kuqezi. Dëshira e mesfushorit është pikërisht kalimi te skuadra e Serisë A, edhe pse për të nuk mungojnë ofertat nga Londra, ku Çelsi dhe Uest Hemi i janë vënë pas.

“Calciomercato.com” raporton se të martën ose të mërkurën pritet që të ketë një takim mes Leonardos dhe menaxherit të Bernard, për të diskutuar mbi kushtet e marrëveshjes. Mesfushori është lojtar i lirë pas largimit nga Shahtar Donjetsku.

Në çfarë kushtet mbyllet marrëveshja? Milani duhet të paguajë 3-4 milionë euro komision për mesfushorin, ndërkohë që paga e tij do të jetë 3.5 milionë euro. Pas Higuainit dhe Kaldarës, Bernard mund të jetë afrimi i radhës te Milani.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.