Guardiola i “vërsulet” Juventusit, ofertë e çmendur për Pjaniç

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Mançester Siti është vënë në ndjekje të një mesfushori cilësor për të zëvendësuar gradualisht dyshen e mesfushës David Silva-Fernandinjo, të cilët janë përkatësisht nga 32 dhe 33 vjeç.

Objektivi numër “1” për Pep Guardiolën është Miralem Pjaniç dhe për të afruar boshnjakun në Angli, sheikët e Sitit janë gati të thyejnë rekordin e klubit prej 75 milionë eurosh që paguan tri vite më parë për Kevin De Brujn.

Sipas “Gazzeta dello Sport”, oferta më e fundit që ka ardhur në zyrat e Juventusit kalon shifrën e 100 milionë eurove. Sigurisht, te “Zonja e Vjetër” janë tunduar, por ka dhe ende shumë punë deri në përfundim të negociatave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *