Grizman-Barcelona, Bartomeu nis misionin e çuditshëm

Antuan Grizman dhe kalimi i tij te Barcelona është vënë në dyshim. Gjithçka lidhet me faktin se janë lojtarët që janë kundër një lëvizje të tillë. Trajneri Ernesto Valverde nga ana tjetër do e donte në skuadër një lojtar të tillë, por problemi është situata në dhomat e zhveshjes. Nëse harmonia në ekip do prishej, atëherë do të ishte një minus për katalanasit.

Presidenti Josep Bartomeu po mendohet dhe po synon që t’i bindë të gjithë se Grizman është një nënshkrim i rëndësishëm për Barcelonës. Francezi shikohet si një nga alternativat më të mira që të ofron tregu. Gjithsesi duhen bindur lojtarët kryesorë, të cilët duhet ta kuptojnë se Grizman është zgjidhja më e mirë për sulmin në sezonin e ardhshëm.

PSE DUHET AFRUAR – Bartomeu mendon se Barcelona do të fitonte sportivisht me këtë afrim. Grizman është një lojtar që e njeh shumë mirë kampionatin dhe në skemat e Valverdes mund të mbulojë disa pozicione. Një “xhol” në duart e stafit teknik. Ndërkohë Kutinjo i ka bërë gati valixhet, pasi ka zhgënjyer dhe nuk mund ta presin më.

Besohet se Grizman ofron shumë më shumë për ekipin. Sulmuesi ka një marrëdhënie shumë të mirë me golin (133 gola e 50 asiste në 253 ndeshje), ndërkohë që lëvizshmëria pa top dhe presioni në mbrojtjet kundërshtare janë elementë që francezi i ofron dhe Barcelona këto kohë i ka humbur.

Grizman është një lojtar që me cilësitë e tij mund të përshtatet kudo. Ai mund të luajë në të majtë të sulmit me Suarez dhe Mesin. Sulmuesi mund të aktivizohet edhe në të djathtë, nëse në ndonjë rast do të duhet të luhet me Mesin si sulmues “fals”. Gjithashtu mund të pozicionohet në majën e repartit ofensiv.

Afrimi i Grizman vë në pikëpyetje Ousman Dembele. Nga ana tjetër Bartomeu e di shumë mirë: vera nuk ofron opsione më të mira. Deri më 1 korrik duhet paguar klauzola prej 125 milionë eurosh, ndryshe do të ketë një ankand dhe PSG është gati ta rrëmbejë sulmuesin nga Atletiko e Madridit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online