Goditje e bujshme e Napolit, Ançeloti ribashkohet me yllin e Realit

Napoli është shumë pranë sjelljes në Itali të një futbollisti të madh. Mediet italiane raportojnë se Hames Rodriges ka arritur marrëveshjen me klubin e kaltër dhe pritet të konfirmohet në ditët në vijim si lojtari më i ri i italianëve. Rodrigez është kthyer në Madrid pas një periudhe dy vjeçare në huazim te Bajerni i Mynihut.
Bavarezët nuk e panë të arsyeshme ta blenin kolumbianin dhe vendosën të ndërpresin bashkëpunimin me të. Zidan ja ka bërë të qartë se nuk do të ketë një vend në formacionin e parë për të. E vetmja zgjidhje e mbetur është largimi drejt një klubi ku kanë nevojë për shërbimet e tij.

Ançeloti e njeh atë që në kohën kur ishin të dy pjesë e Realit. Hames pritet të vijë në Napoli në formën e huazimit me të drejtë blerje pas një sezoni. Në rast të një marrëveshje përfundimtare, Rodriges do të firmosë kontratë 5-vjeçare me një pagë prej 5,8 milionë eurosh në sezon. Arsenal dhe Junajtid janë gjithashtu tepër të interesuar për shërbimet e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online