Godin është i prerë: Padrejtësi nëse Grizman nuk e fiton “Topin e Artë”

Sulmuesi francez i Atletiko Madrid ka fituar gjithçka këtë sezon, Kupën e Botës me Francën, si dhe Europa League dhe Superkupën e Europës me Atletikon, duke qenë në rolin e protagonistit dhe shënuar në dy finalet e para.

Grizman ka vite që po luan në nivele të larta dhe po shfaqet protagonist me ekipin e Simeones dhe kombëtaren e Francës. Ai nuk e ka fshehur kurrë ëndrrën e tij për të fituar “Topin e Artë”, ndërsa në ndihmë i del dhe shoku i tij i skuadrës, Diego Godin. Uruguaiani ka një lidhje të veçantë me francezin dhe uron e shpreson që sulmuesi të shpallet fitues, në prononcimin e dhënë për “EL Mundo”.

Shpresoj të shpallet fitues, sepse, përveçse e meriton për mënyrën se si luan futboll, ka fituar gjithçka në këtë sezon. Atë që ka bërë me Atletikon dhe Francën e kanë parë të gjithë dhe do të ishte një padrejtësi serioze, nëse nuk ia japin këtë vlerësim. Sigurisht, ka dhe lojtarë të tjerë të mëdhenj kandidatë dhe mendoj se dhe ata kanë arsyet e tyre për të shpresuar në fitimin e ‘Topit të Artë’. I respektoj gjykimet e të tjerëve, gjithashtu mund t’i kuptoj motivet e tyre, por mendoj dhe shpresoj që Antuan të shpallet fitues”, përfundon Diego Godin, kapiteni i Atletiko Madrid.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online