Zyrtare, Milan dhe Inter akord për një stadium modern

Më në fund është zyrtare. Milani dhe Interi kanë rënë dakord dhe janë gati për përmirësimin e stadiumit “San Siro”. Dy klubet e Milanos janë gati të investojnë për përmirësimin e kushteve të stadiumit të përbashkët dhe klubi i “Djallit” ka lëshuar një deklaratë për mediat, ku jep lajmin e mirë.

A.C Milan dhe F.C Internazionale Milano njoftojnë se kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për të konfirmuar dëshirën për të punuar së bashku për realizimin e projektit të një stadiumi modern dhe bashkëkohor. Një impiant të përshtatshëm ndaj standardeve aktuale është thelbësor për t’iu lejuar tifozëve të shijojnë një eksperiencë unike dhe për të garantuar suksese brenda dhe jashtë fushës. Të dy klubet besojnë se një stadium i përbashkët është interesi primar për të gjithë aktorët nga pikëpamja financiare, administrative dhe teknike.”

“Të dy klubet po vlerësojnë një sërë opsionesh të mundshme, duke përfshirë rikonstruktimin e stadiumit ‘San Siro’ dhe kanë rifilluar analizën e alternativave të ndryshme përmes rindërtimit të grupit të përbashkët të punës. Klubet besojnë se mund të përfundojnë këtë fazë të parë eksploruese deri në fund të vitit 2018, në mënyrë që të ecin shpejt me planifikimin dhe kërkesat administrative për t’i dhuruar tifozëve të tyre një stadium modern, në kohën më të shpejtë të mundshme. Dy klubet u takuan të enjten me kryetarin e Komunës, duke rihapur një dialog konstruktiv dhe të frytshëm me qëllim thellimin e mundësisë së përmirësimit të hapësirës së ‘San Siros’”, përfundon komunikata e klubit të Milanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online