Gjoka: Shkodrën e ka kapur e keqja, Partizani me dy fytyra

Jemi vend të fortësh, këtë e dinë të gjithë. Kudo “peshku i madh e ha të voglin”, edhe pse shumëkush nga bota e politikës përpiqet të bëjë demagogji duke na thënë se Shqipëria është një vend i sigurt dhe ku jetohet mirë. Përralla, që as fëmijët nuk i besojnë më. Edhe futbolli është i përfshirë në të njëjtën vorbull.

Së fundmi kemi parë probleme mes Laçit dhe Tiranës, teksa ka pasur sherr mes lojtarëve dhe drejtuesve, ndërkohë që në Shkodër kërcënimet janë rikthyer në një normalitet që nuk i bëjnë përshtypje askujt. Ngjarje të përsëritura në qytetin verior, ku Klubi i Futbollit Vllaznia është pa zot.

PRESIONET NË SHKODËR  – Ernest Gjoka ka qenë një nga ata trajnerë që i ka rënë të punojë në Shkodër dhe ka pasur problemet e tij: “Pranova me një dashuri shumë të madhe, sepse shkova në një qytet që ka prodhuar gjithmonë jo vetëm futboll, por edhe në art. Pata problem deri në rrezik të jetës sime për arsye sepse u mundova të jem profesionist dhe për arsye sepse ata njerëz që nuk e meritojnë të jenë pjesë e ekipit të mos jenë nëpër këmbë dhe të na pengojnë punët.

Qytetin e ka kap pjesa e keqe. Ai qytet duhet të luftojë shumë me pjesën e keqe. Nuk është e kollajtë. Kam qenë prezent në disa raste, së bashku me kryetaren e bashkisë, ku presionin që kisha unë e kishte dhe ajo”.

DHUNA NË STADIUME – Më tej, në intervistën e dhënë për ABC News, shtoi: “Kur dikush që ka një status në tribunën VIP ngrihet, bërtet, shan, provokon, atëherë çfarë do të bëjnë njerëzit? Ne duhet të kemi një ligj. Ligji duhet të jetë si për tribunën VIP, sipër njerëzit, si për ndokënd, si për trajnerin apo lojtarin. Ne që e ndiejmë dhe e kemi në kurriz këtë lloj presioni, nuk e keni idenë se sa të vështirë e kemi të punojmë”.

ÇEREKFINALET E KUPËS – Gjoka bën edhe një koment në lidhje me ndeshjet çerekfinale të Kupës së Shqipërisë: “Kam parë dy fytyra të Partizanit. Një fytyrë ndryshe në kampionat dhe një fytyrë ndryshe në ndeshjet e Kupës. Një Partizan që në Kupë është një ekip jo me atë agresivitetin e kampionatit, një ekip që e merr ndeshjen lehtë.

Laçi bëri mirë, por Tirana arriti t’ia merrte në momentet e fundit. Kryendeshja ishte mes Kukësit dhe Teutës. Aty pashë një Kukës me një dëshirë për të kaluar dhe pashë një Teutë që, edhe pse është ekip me shumë cilësi, nuk arriti të bënte asgjë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online