Gjobat tërbojnë lojtarët, Kukësi në kaos

Sezonin e shkuar, Kukësi nuk ia doli të realizojë objektivin kryesor të klubit, që ishte titulli kampion. Megjithtë, sezoni i verilindorëve nuk mund të quhej i dështuar, pasi vendi i dytë në kampionat dhe Kupa e Shqipërisë janë dy arritje shumë të mira.

Ndërsa këtë sezon, Kukësi e nisi në Europa League, në turin e parë kualifikues, ku shorti i vuri përballë ekipin e Debreçenit. Me rezultatin e përgjithshëm 4-1 në favor të hungarezëve, verilindorët u eliminuan që në start.

Ky eliminim, solli shumë pasoja, në “prerje kokash” dhe në pezullim rrogash të lojtarëve. Tekniku Ernest Gjoka u largua nga ekipi, ndërsa lojtarët morën gjobë muajin qershor. Nga e dimë ne? Njoftoi vetë klubi verilindor, duke konfirmuar se të gjithë lojtarët dhe pjesëtarët e stafit nuk do të paguhen për muajin qershor.

Ky njoftim i klubit, bëri bujë në mediat sportive në vend, ku të gjithë kishin opinionin e tyre karshi vendimeve të drejtuesve blu. Kjo gjë solli dhe fshirjen e atij njoftimi, në uebsajtin dhe faqen zyrtare në Facebook të ekipit të Kukësit.

Përveç këtyre gjobave, në klub ka dhe një paqartësi shumë të madhe sa i takon së ardhmes së shumë lojtarëve. Në Kosovë po presin me padurim transferimin e Besar Musollit, Rama është ende me pushime. Shameti vazhdon të jetë një pikëpyetje e madhe, ndërsa Cuculi pret nisjen e bisedimeve për kontratën e re. Frashëri u largua, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës vazhdon e pret.

Një situatë tepër kaotike kjo e klubit të Kukësit, që këtë sezon synon si çdo vit tjetër të fitojë të dy trofetë, si Kupën e Shqipërisë, ashtu dhe kampionatin, por me sezonin që ende nuk ka nisur, kanë disa probleme tjera për t’u shqetësuar.

NJOFTIMI – 

Skuadra ka nisur përgatitjet për sezonin e ardhshëm futbollistik 2019-2010. Për një përiudhë të pacaktuar, ekipi ynë do të zhvillojë seancat stërvitore në kompleksin sportiv “Football Republic” në periferi të Tiranës. Me datën 5 gusht 2019, skuadra do të zhvendoset në Mavrovë të Maqedonisë së Veriut për të nisur pjesën e dytë të fazës përgatitore për sezonin e ri futbollistik.

Gjatë sezonit të kaluar, ekipi arriti disa nga objektivat e vendosura, duke fituar Kupën e Shqipërisë si dhe duke u shpallur nënkampion.Edhe në ndeshjet kualifikuese për Europa Eleague, skuadra bëri paraqitje të mirë, sidomos në ndeshjen e dytë për Turin e Parë në “Elbasan Arena” ndaj skuadrës hungareze të Debrecenit, por nuk arriti të kalonte turin, i cili ishte kushti kryesor i vendosur nga Klubi.

Ky rezultat, ashtu sikurse ishte parashikuar në marrëveshjen mes Klubit tonë dhe trajnerit Ernest Gjoka, solli dhe përfundimin e bashkëpunimit me kryeqytetasin.  Rezultatet negative të arritura në kupat e Europës, kanë bërë që Klubi të marrë masa administrative ndaj ekipit. Konkretisht, eliminimi nga Turi i Parë kualifikues i Europa League ka sjellë vendosjen e gjobës për muajin qershor, për të gjithë futbollistët dhe stafin teknik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online