VIDEO | Muriqi mjaftohet me asist, Benzema merr për dore Realin

Reali i Madridit është një nga pjesëmarrësit e “Audi Cup”. Madrilenët ditën e sotme zhvilluan ndeshjen për vendin e tretë të këtij turneu, ku arritën të triumfonin me shumë vështirësi ndaj Fenerbaçes.

Ekipi ku luan edhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi u tregua shumë konkurrues, duke shënuar të parët dhe mbajtur në presion Realin. Madrilenët e kthyen rezultatin në 2-1. Më pas Fenerbaçe barazoi me golin e Dirar, që shënoi pas asistit të Muriqit, i cili arriti ta lërë një gjurmë në këtë ndeshje.

Madrilenët kaluan edhe dy herë në avantazh, por turqit arritën të barazonin pas dy golave të spanjollëve. Janë dashur rrjetat e Mariano Diaz dhe Naço për të siguruar fitoren e ekipit të Zidan. Ndeshje spektakolare e Benzema. Francezi shënoi tre gola dhe tregon se Joviç do e ketë të vështirë të ngrejë krye në duelin me të.

Miqësore

Real Madrid-Fenerbaçe

Benzema ’12, ’27, ’53, Naço ’62, Mariano Diaz ’79\ Garri Rodriges ‘6, Nabil Dirar ’34, Ozan Tufan ‘59

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online