Gjoba për të gjithë, një seancë vlen një rrogë

Lojtarët janë penalizuar me 10% të rrogës vjetore për mosparaqitjen në seancën e parë të stërvitjes. Nuk ka më kthim pas, çështja zgjidhet dyerve të gjykatave

Jurgen Zela

Në ditën e parë të muajit gusht Kukësi nisi stërvitjen. Edhe pse grupi ishte i mbipopulluar, kryesisht nga elementë të rinj, binte në sy mungesa e tre prej lojtarëve më të rëndësishëm të Kukësit. Enea Koliçi, Izair Emini dhe Nijas Lena “nervozuan” Kukësin për faktin se nuk ishin prezent në nisjen e përgatitjeve të sezonit të ri. Prej ditësh mund të themi se ka nisur lufta mes lojtarëve dhe klubit, i cili pretendon se lojtarët kanë dhe një sezon kontratë. Të kundërtën kanë deklaruar hapur të tre futbollistët që tashmë e ndjenë veten “të burgosur” nga kjo situatë, pasi nuk po mundin që të qartësojnë të ardhmen e tyre. Mëngjesin e djeshëm Kukësi doli në një lajmërim në sajtin zyrtar ku paralajmëroi dhe penalitet: “Klubi i Kukësit ka nisur punën për sezonin e ri 2017-18 nën drejtimin e trajnerit Mlladen Milinkoviç. Të gjithë lojtarët që janë nën kontratë me ekipin kampion të Shqipërisë janë lajmëruar për të marrë pjesë për nisjen e përgatitjeve, më date 1 gusht 2017, në kompleksin sportive “Internacional”, në Pezë. Në kuadër të fillimit të stërvitjes nuk janë paraqitur në seancën e djeshme stërvitore portieri Enea Koliçi, mesfushori Nijas Lena dhe sulmuesi Izair Emini. Klubi i Kukësit e sheh me shqetësim sjelljen e tyre dhe nuk është aspak i kënaqur. Klubi do të marrë masa për 3 lojtarët e sipërpërmendur, edhe për faktin se kjo nuk është një sjellje korrekte për profesionalizmin e treguar nga këto lojtarë”. Nuk ka zgjatur shumë dhe lojtarët janë lajmëruar për gjobat e tyre, e cila ishte një rrogë mujore ose e thënë ndryshe 10% e rrogës vjetore. Një mungesë pa arsye në stërvitje, e barasvlershme me një rrogë mujore, e frikshme kur paralelizmi bëhet me klauzolën e prishjes së kontratës në mënyrë të njëanshme, e cila është 500 mijë euro. Presidenti Gjici është me pushime dhe nuk kthehet deri në datën 10 gusht dhe lojtarët nuk dalin në stërvitje pa u takuar me të. Nëse penaliteti do të jetë së paku i tillë për çdo ditë, atëherë do të jetë e kotë që të diskutojnë për detajë financiare, pasi rroga do të jetë likuiduar në gjobë. Një situatë kaotike dhe e çuditshme, që duket se është destinuar tashmë që të marrë rrugën e gjykatave.
KOLIÇI – I pari që është njohur me masën e Kukësit, ka qenë Enea Koliçi. Nga një “hero” në “armik”, gjithë ky ndryshim në harkun e pak ditëve. Lojtari nuk ka preferuar që të prononcohet, madje as përfaqësuesit e tij, si menaxheri apo dhe avokati, me këtë të fundit që tashmë po shqyrton dokumentacionin për t’i dhënë një zgjidhje situatës. Paqja duket një opsion i largët, pasi bisedimet me presidentin Gjici nuk kanë rezultuar të suksesshme.

LENA – Një situatë sa e ngjashme, aq dhe e ndryshme, është ajo me mesfushorin Nijas Lena. Dje 30-vjeçar është paraqitur në ambientet e klubit të Kukësit me synimin për të diskutuar me presidentin Gjici, por duke qenë se bosi i Kukësit është me pushime nuk e ka gjetur aty. Menjëherë sapo është paraqitur në zyrat e klubit i është paraqitur fleta e gjobës. Lojtari nuk e ka fshehur dëshirën zgjatjes së bashkëpunimit me Kukësi, por nuk e pranon që të ketë pasur një rinovim automatik. Duke qenë se kjo përplasje me klubin sapo ka nisur Lena kërkon që ta zgjidhë me mirëkuptim dhe situata të mos degradojë që të detyrohet të kërkojë drejtësi në aspekt ligjor.
EMINI – Gjithashtu dhe Izair Emini është në listën e lojtarëve të konsideruar nga Kukësi si “kryengritës”. Tetovari ashtu si “gardiani’ i Kukësi hapur ka kërkuar largimin, por situata është e njëjtë Kukësi kërkon me çdo kusht shërbimet e lojtarit. Edhe sulmuesi e ka kaluar gjithçka në dorë të gjykatatësit të tij, për të ndërmarë hapat e mëtejshmëm ligjor për ta zgjidhur këtë situatë.
Gjoba të majme dhe asnjë mundësi negocimi, Kukësi i pret lojtarët në stërvitje, duke paralajmëruar të tjera masa akoma dhe më të rënda. Vetëm diçka mbetet për të thënë: Nuk është aspak e hijshme që kampionët të jenë në një situatë të tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online