Adorjan: Ardhja tek Partizani, zgjedhja ime ideale

Partizani ka prezantuar blerejn më të re, Kristian Adorjan, paraditen e sotme në ambjentet e klubit të kuq. Mesfushori ka folur para mediave në zyrtarizimin e tij si lojtar i “demave”, teksa është shfaqur entuziast për aventurën e tij të re. Ish-mesfushori  i Liverpulit shihet si një nga goditjet e kësaj merkato nga Partizani.

 

“Kam pasur disa oferta nga Amerika por dhe në Itali. Më sygjeruan Partizanin dhe pasi e mendova gjatë vendosa se ardhja këtu në Shqipëri është zgjedhja e duhur për mua dhe për këtë jam shumë i lumtur”.

“Kam njohje për futbollin shqiptar, pasi kam luajtur përballë Shpresave të Shqipërisë, ku një ndeshje e fituam ne dhe një përfaqësuesja e Shqipërisë. Pash që dhe në 21-vjeçarët e Shqipërisë kishte mjft elementë cilësor. Po ashtu kam ndjekur dhe ndeshjen e Partizanit përballë Ferencvaroshit, ku pash një skuadër me shumë dëshirë. Më pëlqeu shumë si skuadër. Mund të veçoj portierin Hoxha, me penalltinë që ekzekutoi. Duhet të jesh një lojtar me shumë cilësi dhe besim për të goditur një penallti të tillë. Kam parë dhe mjaft lojtarë cilësor në reaprtin e mefushës. Më pëlqeu në tërësi skuadra”.

“Luçiano Moxhi është një person i rëndësishëm, i cili i ka dhënë shumë futbollit botëror. Kur kam biseduar me të kam qenë shumë entuziast, pasi kam paur përballë një përson që ka mjaft ide dhe vizion për futbollin. Sigurisht kam qenë i kënaqur që ai më propozoi të isha pjesë e këtij projekti dhe këtij klubi siç është Partizani. Mendoj se kjo ka qenë zgjedhja ime ideale”.

“Unë ashtu si dhe të gjithë lojtarëtë e tjerë premtoj se do të synojmë t’i çojmë tifozëve të Partizanit titullin kampion. Sigurisht ka dhe mjaft skuadra të tjera në Shqipëri që janë mjaft të forta, por nëse do të punojmë të gjithë së bashku dhe fort atëherë do të jetë viti ynë”.

‘Hap pas në karrierë? Jo, pasi zgjedhja për të firmosur me Partizanin ka qenë një hap i madh për karrierën time. E them këtë pasi Partizani ka një emër të madhe dhe synon çdo vit titullin kampion. Në kupat e Europës di të jetë i barabartë dhe për këto arsye besoj se kam bërë zgjedhjen e duhur. Jam shumë entuziast poër ta nisur sa më mirë aventurën time të re”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online