Cungu: Lojë me dy tablo, Hasani na ka dhënë tjetër marsh

Armando Cungu ka folur pas miqësores me Laçin në lidhje me atë që ekipi i tij prodhoi në fushë dhe është i mendimit se skuadra e tij bëri mirë vetëm në 45 minutat e para. “Pas tri javëve stërvitje erdhi koha për të zhvilluar një ndeshje miqësore, jo sepse nuk kemi pasur mundësi për të zhvilluar të tilla, por kam preferuar që të zhvillojmë ndeshje në momentin që do vinin lojtarë të huaj. Në momentin që kjo ndodhi, pasi pak pranojnë të vijnë, bëmë këtë miqësore që na jep mundësinë të marrim vendimet e duhura. Natyrisht që na shërbeu, jo vetëm ne, por gjithë grupit”, tha fillimisht tekniku shkodran, që më pas foli edhe për lojtarët në provë, duke u shprehur se nuk e kalojnë testin, pasi nuk bëjnë diferencën.“Një futbollist që vjen te Vllaznia duhet të marrë përsipër, duhet të bëjë diferencën me lojtarët aktualë,ndryshe nuk ka pse qëndron. Çfarë i mungonte sulmuesit? Lojtari është total jashtë formës fizike, nuk pashë gjë tjetër veç “shtat e hije” sii themi ne në Shkodër, ndërkohë që kishte edhe probleme në marrëdhënieme topin në tokë. Kur sheh një shtatlartë mendja të shkon se do të jetë i fortë në luftën në ajër, por as atë nuk e kishte. Këtë e kam parë edhe në stërvitje, kam krijuar situata për ta parë në këtë aspekt”, tha mes të tjerash Cungu, që vlerësoi pozitivisht më pas mesfushorin Alban Ramadani, por theksoi se me ardhjen e Hasanit, dhe për faktin që nuk është se bën diferencën, edhe ai nuk do të qëndrojë,ashtu si portieri i ri Ndriçim Kojeli. “Portieri është një djalë i ri që ka ardhur për të testuar. Për këtë duhet të flasë trajneri i portierëve, por unë mund të them që Vllaznia kërkon një portier të parë cilësor, që garanton portën. Për Akademi kemi Sherrin dhe lojtarët e tjerë të rinj që mund t’u japim mundësinë të tregojnë vlerat”, u shpreh kreu i pankinës shkodrane.

NDESHJA DHE HASANI

Në fund trajneri Cungu foli për lojën e skuadrës së tij dhe paraqitjene Edon Hasanit, i cili edhe shënoi ndaj Laçit. “Ndeshjen e ndaj në dy pjesë, një pjesë e parë e mirë, e pëlqyeshme për ne, ku ekipi u shprehmirë në fushën e lojës, pati momente të mira, dalje të rrezikshme dhe mund të shënonim edhe më shumë. Në përgjithësi jam i kënaqur me pjesëne parë. Pjesa e dytë nuk më pëlqeu aspak. Ardhja e Hasanit, ju e patë edhe vetë në fushën e lojës, e ka zbukuruar, i ka dhënë një garanci dhe një impuls tjetër lojës sulmuese të Vllaznisë, paçka se edhe ai nuk është në kushtet optimale, pasi ka një periudhë disa mujore. Jam ibindur se Hasani ka shuam më tepër për të dhënë dhe di të veprojë për t’u bërë i rrezikshëm në zonat kundërshtare, gjë që e kemi vuajtur sezonin e kaluar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online