Stiven Zhang është vetëm 26 vjeç, por kinezi mban postin e rëndë të presidentit të Interit, një ndër klubet më të mëdha të Europës. Ekipi u rikthye këtë sezon pas shumë vitesh në Champions Ligë, aty ku e nisi mbarë, por djemtë e Spaletit nuk arritën të kualifikohen më tej, duke kaluar një kat më poshtë në Ligën e Europës.
Sonte është ndeshja e kthimit përballë Ajntrahtit të Frankfurtit. Dueli i zhvilluar në Gjermani u mbyll pa gola dhe të dy ekipet do të luftojnë fort për një vend në çerekfinale.
Rikthehemi te Zhang. Atij i ka lindur një ide. Siç raportojnë mediat italiane, në Kinë po flitet përditë e më shumë për dëshirën e presidentit të Interit. Familja Zhang zotëron dhe klubin kinez të Jinagsu Suning.
Ngjyrat e uniformës së këtyrë janë ndryshuar në zikaltër, ndërsa tashmë mund të ndryshojë edhe emri. Modifikim më saktë, pasi Zhang dëshiron ta quajë Jiangsu Inter, saktësisht: Jiansgu International Football Club. Diçka e tillë bëhet për të përhapur gjithnjë e më shumë markën e Interit dhe tregon lidhjen e madhe që Zhang ka me klubin e famshëm italian.