Gjermania mposht Meksikën dhe sfidon Kilin në finale

0

 

Gjermani   4

Meksikë    1

Shënues: Goretzka 6’, 8’, Verner 59’, Xhouns 90+1’/ Fabian 89’

 

Një fitore bindëse 4-1 i ka dhënë Gjermanisë një biletë për në finalen e Kupës së Konfederatave. Të besuarit e Lëvit e kanë zgjidhur gjithçka mjaft shpejt, me Goretzkën që ka realizuar 2 gola në harkun kohor të 120 sekondave, respektivisht në minutën e 6-të dhe 8-të. Pjesa e parë nuk do të sillte ndryshim rezultati. Me nisjen e fraksionit të dytë, Gjermania arriti të trefishonte rezultatin me anë të Verner në të 59-ën. Kur gjithçka po i afrohej fundit, Fabian ngushtoi diferencat, megjithatë gëzimi i meksikanëve do të zgjaste fare pak, pasi Xhouns realizoi dhe golin e katërt, në minutën e parë shtesë. Në finalen e 2 korrikut, Gjermania do të sfidojë Kilin, e cila vetëm një ditë më parë eliminoi ka kampionen e Europës, Portugalinë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.