Gega: Kemi të drejtë të kërkojmë llogari për gjykimin, po ndikon presioni

Skënder Gega shfaqi jo pak shenja nervozizmi në intervistën e dhënë në përfundim të ndeshjes ndaj Laçit.

Në emisionin “Gol pas Goli” trajneri i të kuqve pranoi se fundi i kampionatit sjell që skuadra të bëhet nervoze, ndërsa shtoi se çdo kush ka të drejtë të kërkojë llogari te trupa e gjyqtarëve përsa kohë nuk kalon limitet.

ARBITRIMI – “Secili i shikon gjërat me perceptimin e vet. Ne që jemi aty në fushë, i shohim gjërat dhe i krahasojmë me atë që presim nga gjyqtari. Megjithatë, të kërkosh llogari për gabimet, por mos të kalosh limitin, është diçka krejt normale. Patjetër që ka nervozizëm, pasi jemi në fund të kampionatin. I marr unë përsipër pjesën time që më takon, për gjyqtarin patjetër që ka limite për të bërë ankesa. Unë gjithmonë i jam shmangur gjyqtarëve. E mbani mend shumë mirë në Laç çfarë ndodhi, por u solla “Fair Play”. Unë kam të drejtën e plotë ta pyes çfarë po ndodh”.

ZGJIDHJA E NDESHJES – “Nuk besoj se është te karikimi sa është te presioni që po krijohet. Ne mundohemi t’i zgjidhim gjërat sa më shpejt. Jemi në limite të gabimeve dhe nuk u treguam të vëmendshëm. Laçi shfrytëzoi rastin që pati. Pas golit, bënë të pamundurën të ruanin rezultatin. Ne i aktivizuam të gjithë lojtarët që kishim në dispozicion. Por gjërat nuk shkuan në favorin tonë. U munduam të marrin krahët, por ata u kthyen në mbrojtje dhe u mbyllën mirë, ishtë e vështirë për ne”.

MESFUSHA – “E filluam me 4-1-4-1. Mala ishte mbështetës dhe Bardhi sulmues kryesor. Pastaj kaluam me 4-2-3-1, kaluam Mensah pas sulmuesit. Është shumë e vështirë të krijosh raste në kampionatin shqiptar, sidomos kur një ekip kundërshtar të mblidhet mbrapa. Me hyrjen e Telushit dhe me shtyrjen para të Asanit dhe Trashit, bëmë shumë mirë, por nuk arritëm të merrnim maksimumin”, u shpreh Gega.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online