Xhixha: Barazimi i drejtë, ju tregoj bisedën me Malën

0

Redon Xhixha ishte një ndër lojtarët më të mirë në fushë në takimin e sotëm midis Partizanit dhe Laçit.

Sulmuesi kurbinas fitoi 11-metërshin që më pas u shndërrua në gol nga Shtubina. Në intervistën për emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport”, futbollisti 20-vjeçar foli mbi takimin dhe objektivat  e ekipi të tij.

“Kjo ishte një ndeshje shumë e rëndësishme, pasi luajtëm kundër ekipit të vendit të parë, që është me meritë aty ku është. Ishte një ndeshje shumë e fortë, shumë e luftuar, dhe rezultati besoj ishte i drejtë”.

“Ka momente negative kur nuk ecën mirë skuadra, por ka momente edhe pozitive. Morëm një fitore të rëndësishme kundër Skënderbeut dhe përballë Partizanit, vendit të parë, ishim shumë e luftuar”.

Penalltia? – “Ndoqa topin, ndjeva kontaktin dhe u rrëzova, sepse isha brenda zonës (qesh)”.

Europa? – “Kemi dhe disa javë kampionat, do të luftojmë deri në fund. Se sa do e arrijmë, nuk e di, por shpresoj t’ia dalim dhe të arrijmë në Europë”.

Rastet? – “Ishin të shumta për ne. Por nuk arritëm të shënonim dhe kur nuk shënon në futboll, do e pësosh.

Biseda me Malën? – Malën e kam shumë shok, kemi luajtur 4 vite bashkë tek ekipet e moshave. I urova të dalë kampion, pasi e meriton”, u shpreh Xhixha.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.