Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, foli për emsionin Gol pas Goli në Supersport pas sfidë së mbyllur në barazim 1-1 në Gjirokastër, ku u shpreh: “Të jem i sinqertë, ky grup i U-19 është bashkuar vetëm para dy ditësh, kanë bërë dy seanca stërvitore. Është e vështirë të them se deri ku mund të shkojnë, por për mua, janë me fat që kanë veshur fushën e Partizanit, si kampionë”.
NDESHJA – “Pjesa e parë tregoi që është një ekip i ardhur një orë e gjysmë përpara me autobus, ishim të lodhur. Pjesën e dytë, bëmë disi më mirë. Në fund, Çinari e mbylli ashtu siç di ai”.
EUROPA – “Kemi filluar të mendojmë për Europën. Po punojmë me klubin jo vetëm për Europën, por dhe për kampionatin”.
TELUSHI DHE TRASHI – “Unë që të jenë kënaqur me ndeshjen. Janë profesionistë dhe mes Tiranës, Flamurtarit e Partizanit ka lidhje historia. Unë nuk pata mundësinë ta shikoj takimin mes Tiranës dhe Flamurtarit, pasi isha i zënë në Gjirokastër”, përfundoi Gega.