Gatuzo: S’më plas për kritikat! U kërkoj vetëm një gjë tifozëve

Xhenaro Gatuzo vlerësoi paraqitjen e skuadrës së tij në Torino ndaj Juventusit. Në daljen për shtyp në përfundim të takimit, trajneri i Milanit tha se humbja erdhi si rezultat i gabimeve në minutat e fundit të takimit.

“Ishte paraqitja më e mirë që kemi bërë gjatë 2019-ës. E humbëm në 18 minutat e fundit. Kjo jo përse Juventusi luajti mirë, por për shkak të gabimeve tona. Këto gjëra mund të ndodhin kur praktikon stilin e lojës që bëjmë ne. Ndaj Juventusit nuk mund të qëndronim mbrapa, por duhet të dilnim përpara e të tregoheshim agresiv”.

Kritikat? S’më plas fare se çfarë thonë njerëzit. Ndoshta problemi është se kam fituar shumë dhe kam qëndruar gjatë në klub si lojtar, dhe tani njerëzit presin diçka ndryshe prej meje. Dua të gjykohem vetëm për atë që kam bërë si trajner”.

“Fansat shikojnë vetëm Gatuzon që është gjithë grinte e pasion, vetëm këtë kujtojnë. Nuk dua dashurinë e tyre, thjesht dua të gjykohem për atë që jam dhe se çfarë po bëj në këtë rol”.

“Ndoshta sekreti se përse jam kaq i qetësuar është sepse unë nuk lexoj gazeta, prej kësaj gjëje nuk ia kam idenë se kush po më lavdëron e kush më kritikon”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online